Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim një delegacion të Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK), të kryesuar nga Nermin Mahmuti, kryetare e Bordit të këtij rrjeti.
Përfaqësueset e RrGK-së e kanë uruar Presidenten për detyrën e re, ndërsa kanë shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të grave.
Masat për parandalimin e dhunës
Gjatë takimit është diskutuar për masat konkrete që duhet të ndërmerren për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe vrasjeve të tyre. Në këtë drejtim, përfaqësueset e RrGK-së kanë propozuar përfshirjen e femicidit në Kodin Penal, fuqizimin e mekanizmave për mbrojtjen e viktimave dhe fuqizimin ekonomik të grave.

Po ashtu, është theksuar nevoja për rritjen e buxhetit për punëtorët socialë dhe shërbimet e specializuara për mbrojtjen e grave.
Vlerësimi i punës së shoqërisë civile
Presidentja Shiroka Pula ka vlerësuar rëndësinë e punës së Rrjetit të Grave të Kosovës dhe të organizatave të shoqërisë civile në adresimin e dhunës ndaj grave.

Ajo ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur përpjekjet e tyre, duke theksuar se garantimi i sigurisë dhe i të drejtave të grave kërkon veprime konkrete, koordinim institucional dhe angazhim të vazhdueshëm./KultPlus.com

Burimi: kultplus.com










