Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kulturë

Nate Parker feston 47-vjetorin e tij ditëlindjen

Nate Parker feston 47-vjetorin e tij ditëlindjen
Foto: kultplus.com

Aktori dhe regjisori amerikan Nate Parker feston sot ditëlindjen e tij të 47-të. I lindur më 18 nëntor 1979 në Norfolk të Virxhinias, Parker ka ndërtuar një karrierë në kinematografi përmes roleve në filma të njohur, por edhe përmes projekteve ku ka marrë përsipër shkrimin, regjinë dhe produksionin.

Rolet kryesore në karrierë

Ai është i njohur për paraqitjet në filmat “The Great Debaters”, “The Secret Life of Bees”, “Red Tails”, “Arbitrage”, “Non-Stop”, “Beyond the Lights” dhe “Pride”.

Një nga rolet që i dha më shumë vëmendje ishte ai i Henry Lowe në filmin “The Great Debaters” (2007), me regji të Denzel Washingtonit. Për këtë interpretim, Parker u nominua së bashku me bashkëaktorët e tij për çmimin NAACP Image Awards në kategorinë e aktorit më të mirë në rol dytësor, në vitin 2008.

Në vitin 2015, ai fitoi çmimin Black Reel për filmin më të mirë të shkurtër të pavarur me veprën “#AmeriCan”, të cilën e kishte shkruar dhe drejtuar. Po atë vit, u nominua për çmimin Black Reel për aktorin më të mirë dhe për NAACP Image Award për interpretimin në filmin “Beyond the Lights”.

“The Birth of a Nation” dhe debutimi si regjisor

Një tjetër moment i rëndësishëm në karrierën e tij erdhi në vitin 2016, kur debutoi si regjisor i një filmi artistik me “The Birth of a Nation”, ku gjithashtu luajti rolin kryesor. Filmi u prezantua në Festivalin e Filmit Sundance, ku Fox Searchlight Pictures bleu të drejtat e shpërndarjes për 17.5 milionë dollarë, duke vendosur një rekord të ri për shumën më të lartë të paguar për një film në historinë e festivalit deri në atë kohë.

Në gusht të po atij viti, Parker u nderua me çmimin Vanguard të Institutit Sundance, në vlerësim të punës së tij krijuese në kinematografi.

“American Skin” dhe vlerësimet e mëvonshme

Në vitin 2019, ai shkroi, drejtoi dhe luajti në filmin “American Skin”, i cili pati premierën botërore në Festivalin e Filmit të Venecias. Më 7 shtator 2019, vepra u vlerësua me çmimin për filmin më të mirë në seksionin Sconfini të festivalit.

Angazhimi edukativ dhe bamirës

Përveç angazhimit në film, Parker ka qenë i përfshirë edhe në iniciativa edukative dhe bamirëse. Përmes fondacionit të tij, të themeluar në vitin 2015, ka mbështetur të rinjtë përmes bursave dhe programeve që synojnë zhvillimin e talenteve në fushën e filmit. Në bashkëpunim me Wiley College, është angazhuar në krijimin e mundësive për studentët e interesuar në kinematografi.

Parker është i martuar me Sarah DiSanton që nga viti 2007 dhe është baba i pesë fëmijëve./KultPlus.com

Nate Parker feston 47-vjetorin e tij ditëlindjen

Burimi: kultplus.com

Të fundit Të gjitha