Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Tomor Alizoti: Kuvendi nuk gjen kohë për protestën, por e gjejnë Parlamenti Evropian dhe mediat

Tomor Alizoti: Kuvendi nuk gjen kohë për protestën, por e gjejnë Parlamenti Evropian dhe mediat
Foto: reporteri.al

Deputeti i PD-së, Tomor Alizoti, kërkoi ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare, duke argumentuar se katër nismat ligjore të opozitës nuk janë përfshirë në të.

Kërkesa për të diskutuar protestën

Alizoti kërkoi që Kuvendi të diskutojë protestën, për të cilën, sipas tij, kanë folur Parlamenti Evropian dhe mediat ndërkombëtare, por jo Kuvendi i Shqipërisë. Ai tha se Kuvendi nuk ka gjetur as një orë kohë për të folur për protestën dhe për të rinjtë shqiptarë.

“Opozita ka sjellë katër nisma ligjore dhe s’i keni vënë në rendin e ditës. Për protestën ka folur edhe Parlamenti Evropian, edhe mediat ndërkombëtare. Vetëm Kuvendi i shqiptarëve nuk flet për protestën e shqiptarëve. Ata që protestojnë janë shqiptarë. Politika është përfaqësim dhe besim. Kuvendi s’ka gjetur një orë të vetme të flasë për protestën, për të rinjtë e Shqipërisë”, tha ai.

Burimi: gazetashqiptare.al

Të fundit Të gjitha