Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kulturë

Muzika, urë bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës

Muzika, urë bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës
Foto: kultplus.com

Në kuadër të Javës Kulturore Shqipëri–Kosovë, muzika dhe potenciali i industrisë muzikore në të dy vendet u bënë temë diskutimi në panelin “Muzika si urë bashkëpunimi dhe mundësi zhvillimi”, pjesë e programit Next Generation 2.0.

Në panel morën pjesë zëvendësministrja e Kulturës dhe Turizmit të Kosovës, Nora Arapi Krasniqi, zëvendësministrja e Shqipërisë, Lira Pipa, si dhe Klod Makashi, Alis Kallaci, Skënder Haklaj dhe Troja Bicurri.

Mundësitë e skenës muzikore

Diskutimi u përqendrua te mundësitë që ofron skena muzikore në Shqipëri dhe Kosovë, bashkëpunimi ndërmjet artistëve, mbështetja e talenteve të reja dhe zhvillimi i industrisë muzikore si një sektor me potencial për krijimin e mundësive të reja profesionale dhe artistike.

Roli i institucioneve kulturore

Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe rolit të institucioneve kulturore në mbështetjen e krijuesve dhe ndërtimin e mekanizmave që mundësojnë bashkëpunim më të qëndrueshëm ndërmjet dy vendeve.

Përmes programit Next Generation 2.0, Java Kulturore Shqipëri–Kosovë synon të krijojë hapësira për shkëmbim përvojash, ide të reja dhe bashkëpunime që kontribuojnë në zhvillimin e industrive kreative./KultPlus.com

Burimi: kultplus.com

Të fundit Të gjitha