Brajan Gruda po shkëlqen te Leipzigu
Brajan Gruda po bëhet një nga lojtarët kryesorë të Leipzigut, pas paraqitjeve të shkëlqyera edhe me kombëtaren e Gjermanisë në Ligën e Kombeve.
Leipzigu fitoi 5:1 në transfertën ndaj Union Berlinit, ndërsa Gruda dha një kontribut të rëndësishëm gjatë 75 minutave që qëndroi në fushë.
Ai realizoi një gol dhe dhuroi një asistim, duke u përfshirë në formacionin e javës së dhjetë të Bundesligës, të përzgjedhur nga faqja e specializuar “SofaScore”.
Paraqitja e tij u vlerësua me notën 8.5 dhe Gruda u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes. Ky ishte çmimi i katërt radhazi që ai fiton në kampionat.
Forma e mirë e fundit
Në 14 ndeshje të zhvilluara deri tani, Gruda ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 6 asistime. Për të kanë shfaqur interesim edhe Bayern, Liverpool dhe Chelsea.
Burimi: www.albeu.com









