Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kulturë

Festivali Nat e Dit sjell filma nga Kosova e Shqipëria në Helsinki

Festivali Nat e Dit sjell filma nga Kosova e Shqipëria në Helsinki
Foto: kultplus.com

Më 28 dhe 29 nëntor, në Kino Konepaja në Helsinki të Finlandës, do të mbahet festivali i filmit “Nat e Dit”, i cili do të prezantojë disa filma të vlerësuar ndërkombëtarisht nga Kosova dhe Shqipëria.

Në programin e festivalit janë filmat “Cold November”, “Shame and Money”, “Dua”, “A Shelter Among Clouds”, si dhe një dokumentar kushtuar Helena Rantës.

Paneli dhe pjesëmarrësit

Përveç shfaqjes së filmave, të shtunën, më 28 nëntor, në orën 18:30, do të mbahet edhe paneli i diskutimit “Rrëfimi i përvojave shqiptare”. Në panel do të marrin pjesë historiani Dritëro Ferri, Lum Qitaku nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe një tjetër pjesëmarrës nga organizatorët.

Aktivitete të tjera

Festivali do të përfshijë gjithashtu takime me regjisorë, muzikë dhe aktivitete në kuadër të shënimit të Ditës së Flamurit./KultPlus.com

Burimi: kultplus.com

Të fundit Të gjitha