Asambleja e PS-së shkarkoi Erion Veliajn nga drejtimi i partisë në Tiranë. Në vend të tij u emëruan si bashkëdrejtues Ervin Demo dhe Albana Koçiu.
Po ashtu, Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca u larguan nga të gjitha forumet drejtuese të PS-së, por mbeten anëtarë të partisë.
Fjala e Ramës në mbledhje
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen me dyer të mbyllura, mësohet se Rama akuzoi Ndrecën dhe Veliajn se po gënjenin. Ata kishin hedhur në publik akuza se kryebashkiaku ishte kërcënuar me rëndim të pozitës penale dhe se i ishte kërkuar dorëheqja nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës.
“Gënjejnë që të dy. E kanë për nevojat e tyre apo jo, kjo është historia e tyre”, mësohet të ketë thënë Rama.
Pretendimet për takimin me ministrin
Rama tha gjithashtu se Veliaj “gënjen për takimin me mikun e bashkëpunëtorin më të ngushtë”. Sipas tij, pretendimet e kryebashkiakut për bisedat me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, “nuk janë të vërteta, janë të sajuara”.
Burimi: gazetadita.al










