Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Hyjnesha në Fron” do ta hapë edicionin e 19-të më 27 nëntor 2026, në Kino ABC në Prishtinë, me premierën e filmit “Dora’s Park”, me regji të Sabidin Aliut.
Një dramë për dashurinë dhe humbjen
Filmi sjell një dramë që trajton dashurinë, humbjen dhe përpjekjen për të gjetur forcën për të nisur një kapitull të ri në jetë. Në qendër të rrëfimit është Dora, një grua që përballet me traumat e së kaluarës, ndërsa kërkon paqe dhe kuptim mes dhimbjes dhe kujtimeve.
Hapja e festivalit
Hapja e festivalit do të mbahet më 27 nëntor, duke filluar nga ora 19:30, në Kino ABC në Prishtinë, me çka nis edicioni i 19-të i këtij festivali./KultPlus.com
Burimi: kultplus.com










