Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Papajorgji takon ambasadorin italian për forcimin e kulturës kushtetuese

Papajorgji takon ambasadorin italian për forcimin e kulturës kushtetuese
Foto: ata.gov.al

TIRANË, 24 nëntor /ATSH/ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Fiona Papajorgji, priti sot në një takim kortezie ambasadorin e Republikës Italiane në Shqipëri, Marco Alberti.

Mirënjohja për mbështetjen italiane

Gjatë takimit, Papajorgji shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë italiane dhe të Ambasadës së Italisë ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke vlerësuar marrëdhëniet e konsoliduara të bashkëpunimit institucional mes dy vendeve. Në veçanti, ajo vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë me Gjykatën Kushtetuese të Italisë dhe theksoi rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të këtij bashkëpunimi përmes shkëmbimit të përvojave profesionale, ekspertizës juridike dhe zhvillimit të nismave të përbashkëta.

Roli i Gjykatës dhe mbështetja e mëtejshme

Nga ana e tij, ambasadori Alberti vlerësoi rolin e Gjykatës Kushtetuese në garantimin e shtetit të së drejtës dhe në respektimin e parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve. Ai shprehu gjithashtu gatishmërinë e palës italiane për të vazhduar mbështetjen ndaj Gjykatës përmes projekteve konkrete, me fokus forcimin e kulturës kushtetuese.

Integrimi evropian

Në kontekst të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, u nënvizua rëndësia e bashkëpunimit me institucionet homologe të vendeve anëtare të BE-së, në funksion të konsolidimit të drejtësisë kushtetuese.

/m.q/j.p/

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha