Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kulturë

Biblioteka Pjetër Bogdani feston 82 vjet themelimit

Biblioteka Pjetër Bogdani feston 82 vjet themelimit
Foto: kultplus.com

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” shënon sot, më 27 nëntor 2026, 82-vjetorin e themelimit, me një ceremoni festive që do të mbahet në ambientet e saj.

Në kuadër të shënimit të këtij përvjetori, do të promovohet vëllimi i parë i Bibliografisë Retrospektive, me titull “Bibliografia e Librit Shqip 1912–1974”.

Ceremonia do të nisë në orën 17:00, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, ku të gjithë të interesuarit janë të mirëpritur të marrin pjesë në këtë ngjarje.

Përmes këtij përvjetori, Biblioteka shënon mbi tetë dekada të veprimtarisë në ruajtjen, pasurimin dhe promovimin e trashëgimisë së shkruar dhe të kulturës shqiptare./KultPlus.com

Burimi: kultplus.com

Të fundit Të gjitha