Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kronikë

Sot jepet lamtumira e fundit për Xhemë Kadriun, i cili humbi jetën në punë në Skenderaj

Sot jepet lamtumira e fundit për Xhemë Kadriun, i cili humbi jetën në punë në Skenderaj
Foto: reporteri.al

Xhem Kadriu, nga Kopiliqi i Epërm i Skenderajt, i cili humbi jetën më 27 tetor në një aksident me lift në vendin e punës, do të varroset sot.

Ceremonia mortore

Familja Kadriu ka bërë të ditur se ceremonia mortore do të zhvillohet më 28 tetor, në orën 15:30, në rrugën “Muharrem Kadriu”, në lagjen Kadriu të fshatit Kopiliq i Epërm.

Lajmi për vdekjen e tij ka shkaktuar dhimbje te familjarët, të cilët përmes njoftimit mortor kanë shprehur pikëllimin për humbjen tragjike të më të dashurit të tyre.

Njoftimi i familjes

“Me pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se dje, më 27.10.2026, në mënyrë tragjike, në vendin e tij të punës, humbi jetën i riu ynë i dashur, Xhemë Kadriu”, thuhet në njoftimin e familjes.

Familjarët kanë ftuar të afërmit, miqtë dhe dashamirët që të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit për t’i dhënë lamtumirën e fundit Xhemë Kadriut.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha