Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Kronikë

Gaz lotsjellës dhe molotov pa fund në sheshin Skënderbej

Gaz lotsjellës dhe molotov pa fund në sheshin Skënderbej

Një grup protestuesish është mbledhur përsëri në sheshin “Skënderbej”, pas zhvillimeve në disa zona të kryeqytetit dhe ndjekjes nga ana e forcave policore. Turma lëvizi nga Unaza e Vogël në drejtim të sheshit “Avni Rustemi”, ku pjesëmarrësit u ndoqën nga efektivët e uniformave blu. Protestuesit po qëllojnë me kapsolla, ndërsa policia po reagon me gaz lotsjellës, duke krijuar një moment tjetër tensioni gjatë protestës. Gjithashtu, protestuesit po heqin pllakat në qendër të sheshit me qëllim sulmimin e mjeteve të Policisë së Shtetit dhe të ministrive. I gjithë sheshi “Skënderbej” është mbështjellë nga një “re” e krijuar nga gazi lotsjellës i hedhur nga uniformat blu.

Burimi: kohajone.com

Të fundit Të gjitha