Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Kronikë

Grabitje në pallatin mbretëror pranë Torinos, vidhen 26 orë xhepi të shekullit të 18-të me vlerë 150 mijë euro

Grabitje në pallatin mbretëror pranë Torinos, vidhen 26 orë xhepi të shekullit të 18-të me vlerë 150 mijë euro

Sipas mediave italiane, tre persona kanë depërtuar me dhunë në Pallatin Mbretëror të Venaria Reale, afër Torinos, dhe kanë marrë 26 orë xhepi që datojnë nga shekulli i 18-të. Vlera e përgjithshme e tyre përllogaritet të jetë rreth 150 mijë euro.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës mes së dielës dhe të hënës, sipas asaj që raporton Ilsole24ore.

Pallati Mbretëror i Venaria Reale është një ndër rezidencat historike të dinastisë Savoja dhe gjendet disa kilometra larg qytetit të Torinos.

Prej vitit 1997, ky monument është pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Burimi: euronews.al

Të fundit Të gjitha