Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Kronikë

Vdes tragjikisht një person në fabrikën e tij në Skenderaj

Vdes tragjikisht një person në fabrikën e tij në Skenderaj

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një fabrikë në Skenderaj, ku një person ka humbur jetën.

Raif Aliu, banues në fshatin Likofc, ndërroi jetë tragjikisht gjatë punës në fabrikën e tij.

Kryetari i komunës, Sami Lushtaku, ka shprehur ngushëllimet e tij për këtë humbje.

“Raifi ishte një njeri i qetë, i urtë dhe punëtor i palodhur. Si anëtar i një familjeje të respektuar, ai e dëshmoi veten përmes punës, sjelljes dhe respektit ndaj të tjerëve. Sot Likofci dhe të gjithë ata që e njihnin po e përjetojnë rëndë këtë lajm të hidhur”, ka shkruar Lushtaku në postimin e tij.

Ndërkohë, familja Aliu ka njoftuar se do të japë një njoftim për varrimin pas kryerjes së obduksionit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha