Zemaj sfidon Qeverinë për numrin e mjekëve të kthyer
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kërkuar vetëm 17 emra nga 171 specialistë që kryeministri Albin Kurti tha se janë kthyer në Kosovë.
Zemaj tha se për këtë e sfidon cilindo qeveritar apo përfaqësues të SHSKUL-së.
“E sfidoj cilindo përfaqësues të Qeverisë, Ministrisë së Shëndetësisë apo SHSKUK-së që të na ofrojë vetëm 17 emra të mjekëve specialistë, jo 171, të cilët janë kthyer nga mërgata gjatë vitit 2025 dhe tashmë janë të punësuar me kontrata të rregullta në sistemin publik shëndetësor të Kosovës”, shkroi ai në një postim në Facebook.
Kurti flet për “kthimin e trurit”
Kurti dje foli për “kthimin e trurit” në Kosovë.
“Vetëm gjatë vitit 2025, 171 mjekë u kthyen për të jetuar dhe punuar në Kosovë”, pretendoi ai.
Burimi: pressonline.al










