Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kosova

25 të arrestuar në 24 orë, 43 aksidente trafiku në Kosovë

25 të arrestuar në 24 orë, 43 aksidente trafiku në Kosovë
Foto: reporteri.al

Policia e Kosovës ka arrestuar 25 persona të dyshuar për vepra penale dhe shkelje të ndryshme ligjore gjatë 24 orëve të fundit, në kuadër të angazhimeve për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në gjithë territorin e vendit.

Aksidentet dhe gjobat në trafik

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 43 aksidente trafiku.

Ndërkohë, për kundërvajtje të ndryshme në trafikun rrugor, policia ka shqiptuar 1 mijë e 844 gjoba.

Policia e Kosovës vazhdon angazhimet për garantimin e sigurisë publike dhe zbatimin e ligjit në të gjithë vendin.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha