Policia njofton se një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për mbajtje, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Rasti ndodhi më 7 nëntor, rreth orës 01:12, në rrugën “Ferid Curri”. Gjatë kontrollit ndaj të dyshuarit, policia gjeti dhe sekuestroi një pistoletë të llojit Glock, dy karikatorë dhe 27 fishekë.
Me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit, i dyshuari u dërgua në mbajtje.
Rasti u iniciua si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Burimi: insajderi.org









