Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kosova

Xhevat Krasniqi del nesër para gjykatës për akuzat e ngacmimit seksual

Xhevat Krasniqi del nesër para gjykatës për akuzat e ngacmimit seksual
Foto: insajderi.org

Seanca e parë gjyqësore ndaj ish-profesorit të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, Xhevat Krasniqi, është caktuar për të premten, më 13 nëntor, me fillim nga ora 09:30.

Krasniqi akuzohet për veprën penale “Ngacmimi seksual”. Në aktakuzë përfshihen deklaratat e katër studenteve të Fakultetit të Mjekësisë, të cilat në këtë proces kanë statusin e të dëmtuarave dhe dëshmitareve.

Deklaratat e studentëve

Njëra nga studentet, duke rrëfyer pretendimet e saj lidhur me sjelljen e ish-profesorit, ka deklaruar se ai i kishte thënë: “M’ke thonë ‘ko me t’bo masazh’”.

Sipas Prokurorisë, deklaratat e katër studenteve përputhen me njëra-tjetrën dhe përbëjnë disa nga provat mbi të cilat mbështetet aktakuza ndaj Krasniqit.

Vonesat e procesit

Procesi gjyqësor ishte paraparë të niste rreth dy muaj më parë, por nëntë seancat e planifikuara paraprakisht janë shtyrë njëra pas tjetrës.

Seanca e së premtes pritet të shënojë fillimin e procesit gjyqësor ndaj ish-profesorit.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha