BERLIN, 12 nëntor /ATSH/ – Gjermania ka ndaluar përdorimin e dronëve me prodhim kinez në bazat e saj ushtarake dhe në zonat e stërvitjes, për shkak të shqetësimeve të sigurisë.
Sipas gazetës britanike The Guardian, e cila citon mediat gjermane, ndalimi ka hyrë në fuqi menjëherë dhe synon të parandalojë rreziqet e mundshme që mund të lidhen me përdorimin e këtyre pajisjeve.
Vendimi dhe arsyet e tij
Vendimi i Berlinit vjen pas një mase të ngjashme të marrë nga ushtria amerikane, e cila ka ndaluar automjetet elektrike të markës kineze BYD në bazën ajrore Kadena, në ishullin Okinawa të Japonisë.
Baza e Kadenës
Kadena është baza më e madhe e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara në Azinë Lindore. /os/
Burimi: ata.gov.al










