Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kosova

Faik Konica në korrespondencë të rrallë me Rauf Fico dhe Pandeli Çeço

Faik Konica në korrespondencë të rrallë me Rauf Fico dhe Pandeli Çeço
Foto: shqiptarja.com

Për herë të parë janë ekspozuar korrespondenca e Faik Konicës me ish-ministrin e Jashtëm Rauf Fico dhe klerikun Pandeli Çeço. Ekspozita u çel në Korçë nga Biblioteka Kombëtare, me rastin e 150-vjetorit të lindjes së publicistit të njohur.

Në vitin jubilar, 150 vjet nga lindja e publicistit Faik Konica, në Korçë u çel një ekspozitë e veçantë me dokumente dhe fotografi origjinale.

Janë 8 letra origjinale, të prezantuara për herë të parë nga studiuesi Niko Kotherja, që zbulojnë korrespondencën e Konicës me ish-ministrin e Jashtëm Rauf Fico dhe klerikun patriot Pandeli Çeço. Krahas tyre, ekspozohen edhe 2 fotografi origjinale të Konicës, të realizuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pjesë e bibliotekës personale dhe vula “Ex Libris”

Biblioteka Kombëtare ka sjellë në Korçë një pjesë të bibliotekës personale të Konicës. Një tjetër objekt me vlerë historike është vula origjinale “Ex Libris”, e përdorur nga Konica për të identifikuar librat e bibliotekës së tij.

Lidhjet e Konicës me Korçën

Përmes kësaj ekspozite synohet të ndriçohen lidhjet e Konicës me qytetin e Korçës. Ekspozita i jep mundësinë publikut korçar të njohë më shumë Konicën, një personalitet i shquar i historisë dhe letërsisë shqiptare.

Burimi: shqiptarja.com

Të fundit Të gjitha