Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Aktualitet

Biznesmeni Zoran Azmanov sulmohet para Gjykatës Themelore në Shkup

Biznesmeni Zoran Azmanov sulmohet para Gjykatës Themelore në Shkup
Foto: albeu.com

Zoran Azmanov, biznesmeni maqedonas dhe kryetari i Bordit Mbikëqyrës dhe drejtori i kompanisë ndërtimore „Nastel“ DOOEL Shkup, u sulmua fizikisht këtë mëngjes në Gjykatën Themelore Civile në Shkup, raporton „Skopje1“.

Sulmi, sipas të dhënave jozyrtare, ndodhi gjatë një seance gjyqësore. Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat që i paraprinë incidentit, si dhe nuk dihet nëse Azmanov u lëndua apo çfarë lëndimesh mund të ketë marrë.

Ministria e Punëve të Brendshme konfirmoi për „Skopje1“ se rasti u denoncua gjatë mëngjesit të sotëm.

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha