Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kosova

Hashim Thaçi: Do të dal i pastër nga ky proces

Hashim Thaçi: Do të dal i pastër nga ky proces
Foto: lajmifundit.al

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përcjellë nga Haga një mesazh falënderimi për qytetarët dhe mbështetësit që i kanë qëndruar pranë gjatë procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në një reagim publik, Thaçi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e marrë dhe theksoi se beson se në fund të procesit do të dëshmojë pastërtinë e tij.

“Dua t’ju shtrëngoj dorën secilit nga ju, t’ju përqafoj të gjithëve dhe t’ju siguroj se do të dalë me çdo qelizë time të pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi, që vazhdon me ju dhe për ju!”, ka shkruar Thaçi.

Procesi gjyqësor në Hagë

Ish-kreu i shtetit po përballet me procesin gjyqësor në Hagë së bashku me ish-drejtuesit e tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Vendimi i shkallës së parë

Më 16 shtator, Gjykata Speciale shpalli vendimin e shkallës së parë, duke i dënuar katër ish-krerët e UÇK-së për akuza që lidhen me krime lufte, ndërsa i liroi nga akuzat për krime kundër njerëzimit.

Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet.

Megjithatë, vendimi nuk është përfundimtar. Mbrojtjet kanë paralajmëruar ankimimin e tij në instancat përkatëse të drejtësisë.

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha