Për ekspertën e ekonomisë, Brisida Shehaj, progres-raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë tregon të gjitha problematikat e ngritura nga opozita.
E ftuar në një studio televizive, Shehaj tha se pavarësisht skepticizmit ndaj opozitës mbi shumë çështje të ngritura dhe të denoncuara, ajo që tregon sot progres-raporti i KE është një fitore e madhe për Shqipërinë.
Por nën dritën e zhvillimeve që po ndodhin në vendin tonë, Shehaj thekson se me këtë raport Shqipëria nuk integrohet në BE.
Problematikat e ngritura nga opozita
Sipas saj, kush e lexon raportin do të shohë se problematikat që përmban janë ngritur prej një viti nga opozita. Ajo përmendi çështjen e porteve turistike, duke theksuar se opozita ka folur për Porto Romanon, për nevojën e ruajtjes nga ndikimet kriminale, si dhe për amnistinë fiskale dhe investimet strategjike.
Shehaj tha se shumë nga shqetësimet e ngritura nga opozita janë tani të pasqyruara në raport. Deri dje, sipas saj, opozita ishte e paaftë dhe injorante, ndërsa sot ajo nuk është më ky superstar, edhe pse Kos dhe Dhalli janë aty. Sot, sipas tij, është një fitore e madhe për Shqipërinë.
Integrimi, SPAK dhe akuzat për korrupsion
Ajo theksoi se kur opozita flet për marrëveshjet me kompanitë e huaja që i përgjigjen MSA-së, arrijmë në pikën ku dëgjohet zëri i opozitës, gjë që deri dje nuk ndodhte.
Shehaj tha gjithashtu se ndërkombëtarët kanë investuar fuqishëm te SPAK, e cila, sipas saj, është shtylla e vetme që e ka parandalimin dhe luftimin e këtij sistemi. Me të gjitha kallëzimet që janë çuar dhe që rrinë me vite, tha ajo, nëse SPAK do të kishte vepruar, nuk do ta hidhte aq lehtë firmën Edi Rama.
Ajo tha se shpesh gënjehemi duke besuar se ka dosje për korrupsion, ndërsa sipas saj nuk ka akuza për korrupsionin. Për sa i përket Ballukut dhe vilës së Dhërmiut, sipas saj ka skaduar afati 5-vjeçar dhe mbahet vetëm për pastrim parash.
Çmimet dhe tregu
Shehaj pretendoi se sot ka një qeveri me propagandë që ka ulur mallrat e shportës, sepse sondazhet i tregojnë si problematikë. Sipas saj, ka një rritje shumë të madhe të çmimeve në tregun me pakicë dhe jo në tregun e importit. Mallrat e importuara me çmime më të larta, tha ajo, janë nga kompani që janë denoncuar dhe që janë monopol.
Ajo ngriti dy mundësi: ose qeveria është e lidhur me kartele të caktuara që kanë krijuar monopole dhe oligopole që abuzojnë me ne, ose qeveria ka rritur aq shumë kostot e biznesit sa këto arrijnë deri te këto çmime. Ajo shtoi se sot ka shqiptarë që mbajnë njësi të tilla të pashitura, se tregu është deformuar nga paratë e krimit dhe se kostot e punësimit janë rritur.
Burimi: lajmifundit.al










