Seanca gjyqësore ndaj ish-profesorit Xhevat Krasniqi, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj studentëve, nuk u mbajt për shkak të mungesës së prokurorit dhe të njërës prej studentëve.
Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 24 dhjetor, ora 09:30.
Xhevat Krasniqi akuzohet për ngacmim seksual ndaj studentëve. Rasti vazhdon të trajtohet në gjykatë.
Burimi: insajderi.org










