Ditën e premte vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit, me intensitet të ulët. Në zonën e veriperëndimit, reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar, në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Era parashikohet të fryjë kryesisht nga jugu, me shpejtësi mesatare 10 m/s përgjatë vijës bregdetare, ndërsa në luginat e brendshme shpejtësia mund të arrijë deri në 25 m/s. Valëzimi në det do të jetë me forcë 4–6 ballë.
Burimi: vip-magazine.al










