Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Ekonomi

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë kritikon kohën e gabuar për taksat

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë kritikon kohën e gabuar për taksat
Foto: gazetashqiptare.al

Nga Enio Jaço

Këto javë rrugët e Tiranës janë mbushur me njerëz të pakënaqur ose shumë të pakënaqur. Mund të mos jesh dakord me protestat, por pakënaqësia është kudo. Dhe pikërisht tani, qeveria vendos të rrisë taksat. Në kushte normale, do ndodhte e kundërta.

Që të jemi të qartë: paketa ka edhe gjëra të mira. TVSH 6% për ushqimet bazë. Më pak tatim për pagat e mesme. Më pak burokraci për pasqyrat financiare. Këto duhen thënë.

Fatura për bizneset e ndershme

Por fatura e madhe shkon te bizneset e ndershme, të mëdha dhe të vogla, që punojnë në ekonominë formale. Tatimi mbi fitimin bëhet 17%, më i larti në Ballkan. Tatimi mbi dividendin pothuajse dyfishohet. Rreth 17.500 biznese të vogla futen në TVSH.

Shoqatat e biznesit ankohen se nuk u pyetën. Kësaj radhe kanë të drejtë edhe për përmbajtjen.

Investitori i huaj sheh diçka tjetër: mungesën e qëndrueshmërisë. Para një viti: “nuk do të rrisim taksat”. Pastaj Paqja Fiskale, me premtimin e parashikueshmërisë. Tani një rritje e pa-pritur. Po më shumë se normat, ai sheh një sistem që ndryshon çdo vjeshtë.

Por, kjo është vetëm pjesa e dukshme.

Ekonomia informale mbetet jashtë

Mbi 5 Miliarde Euro cash qarkullojnë jashtë bankave, më e larta ndonjëherë. Shqipëria njihet për pastrimin e parave, trafikun e drogës dhe një ekonomi informale më të lartë në rajon.

Por kjo paketë nuk e shtrëngon këtë ekonomi. Shkon te biznesi që deklaron, me llogari bankare, kontabilist dhe faturë. Sepse aty paratë duken.

Çdo tatim shtesë mbi të ndershmin, pa prekur të padeklaruarin, i jep fitim atij që punon në të zezë. Prandaj bizneset e ndershme ngrenë zërin, ndërsa ajo e krimit hesht. Nuk ankohet për taksat. Ajo vijon të pastrohet.

Biznesi i ndershëm gjendet lehtë, sepse nuk fshihet. Po nuk është e drejtë të paguajë për ata që fshihen.

Burimi: gazetashqiptare.al

Të fundit Të gjitha