Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Ekonomi

Ibrahimaj në AmCham: Reformat e biznesit, çelës për anëtarësimin në BE

Ibrahimaj në AmCham: Reformat e biznesit, çelës për anëtarësimin në BE
Foto: ata.gov.al

TIRANË, 24 nëntor /ATSH/ Përmbyllja e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian në vitin 2027 kërkon angazhim të përbashkët për reformat ligjore dhe përgatitjen e sipërmarrjeve shqiptare për konkurrencën në tregun evropian.

Kështu u shpreh ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të Dhomës Amerikane të Tregtisë (AmCham), që u zhvillua sot në Tiranë, me pjesëmarrjen edhe të ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt.

Ecuria e ekonomisë dhe sfidat e biznesit

Në fokus të Asamblesë së Përgjithshme të Dhomës Amerikane të Tregtisë ishte ecuria e ekonomisë shqiptare, sfidat e komunitetit të biznesit dhe mundësitë që krijon procesi i integrimit evropian.

“Viti 2027 do të jetë vendimtar për përmbylljen e negociatave me Bashkimin Evropian, një proces që kërkon angazhim të përbashkët në reformat ligjore dhe përgatitjen e sipërmarrjeve për tregun evropian”, deklaroi Ibrahimaj.

Roli i Dhomës Amerikane në politikat ekonomike

Ministrja vlerësoi kontributin e Dhomës Amerikane të Tregtisë në hartimin e politikave ekonomike, ekspertizën dhe rekomandimet e saj në proceset ligjore, veçanërisht në kuadër të ligjit të ri të investimeve.

Ajo theksoi se dialogu i vazhdueshëm me komunitetin e biznesit është i rëndësishëm për të adresuar sfidat e sipërmarrjes, nxitur investimet dhe rritur konkurrueshmërinë e ekonomisë shqiptare.

“Dialogu i vazhdueshëm me biznesin mbetet thelbësor për zhvillimin ekonomik dhe forcimin e konkurrueshmërisë së Shqipërisë”, u shpreh Ibrahimaj.

Forum për institucionet dhe sipërmarrjen

Asambleja e Përgjithshme e AmCham shërbeu si një forum diskutimi për marrëdhëniet mes institucioneve dhe sipërmarrjes, si dhe për rolin e biznesit në përgatitjen e ekonomisë shqiptare për integrimin në tregun evropian.

Ibrahimaj në AmCham: Reformat e biznesit, çelës për anëtarësimin në BE
Ibrahimaj në AmCham: Reformat e biznesit, çelës për anëtarësimin në BE
Ibrahimaj në AmCham: Reformat e biznesit, çelës për anëtarësimin në BE

/e.xh/r.e/a.f/

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha