Të mërkurën parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta të shtresave të larta në orët e mëngjesit, ndërsa si pasojë e kthjellimeve gjatë natës, do të ketë edhe acar. Në orët vijuese pritet që vranësirat të dendësohen, duke sjellë reshje të reja, kryesisht në orët e vona të mbrëmjes.
Reshjet fillimisht mund të paraqiten në formë bore ose shiu të ngrirë në zona të caktuara, para se të shndërrohen në shi gjatë orëve vijuese të natës, si pasojë e depërtimit të masave më të ngrohta ajrore.
Era dhe temperaturat
Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me shpejtësi prej 9-29 km/h.
Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin nga -7 deri në -2°C, ndërsa ato maksimale nga 4 deri në 7°C. /MeteoKosova/
Burimi: insajderi.org









