Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Ekonomi

Demirxhiu: Objektet e konfiskuara do të përdoren për strehim

Demirxhiu: Objektet e konfiskuara do të përdoren për strehim
Foto: abcnews.al

Eksperti i pasurive të paluajtshme, Ervin Demirxhiu, thotë se objektet e konfiskuara nga shteti duhet të përdoren për strehim.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Demirxhiu tha se studentët janë një nga kategoritë që kanë vështirësi për sa i përket strehimit.

Pronësia si pengesë për familjet e reja

Sipas tij, një nga arsyet pse të rinjtë nuk arrijnë të formojnë familje është fakti që nuk kanë pronë të tyren.

“Kush vjen në Tiranë për të bërë studimet, kthehet në maksimum me një 5 përqind. Mund t’i lidhësh me një kredi. Nëse do të kenë pronë, mund ta kenë më të lehtë të krijojnë familje. Do të jepte frymëmarrje për shumë qytetarë. Ne jemi, ose prishim ose s’ka. Ke prona shtetërore sa të duash të rrënuara. Mund të ndërtosh pafund atje, gjëra të mrekullueshme. Ne nuk duhej të ishim mbledhur fare për këtë. Duhej të ishim mbledhur për të folur se si do të zhvillohej”, theksoi ai./abcnews.al

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha