Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Ministritë e Jashtme dhe Mbrojtjes mohojnë nisjen e dronëve nga Shqipëria

Ministritë e Jashtme dhe Mbrojtjes mohojnë nisjen e dronëve nga Shqipëria
Foto: reporteri.al

Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Jashtme në Shqipëri e kanë cilësuar të pavërtetë pretendimin se Shqipëria ishte të dielën pikënisja e dronëve detarë që goditën luftanijen ruse Mercury në brigjet e Libisë. Reagimi erdhi pasi faqe lajmesh online në Turqi dhe Gjeorgji e shpërndanë këtë informacion.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme theksoi se Shqipëria nuk ishte e përfshirë në incident dhe se territori i saj nuk është përdorur, as është vënë në dispozicion, për nisjen apo lehtësimin e sulmit.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka marrë dijeni për raportimet sipas të cilave sulmi me dron detar kundër një korvete ruse e ka pasur origjinën nga territori shqiptar. Raportimet në fjalë janë të pasakta dhe nuk pasqyrojnë faktet. Shqipëria nuk ka qenë e përfshirë në këtë incident dhe territori i saj nuk është përdorur, e as nuk është vënë në dispozicion, për nisjen apo lehtësimin e një sulmi të tillë. I hedhim poshtë kategorikisht këto pretendime, të cilat janë paraqitur pa prova të verifikueshme”, shkroi Ministria e Jashtme.

Ministria e Mbrojtjes tha se “Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë nuk kanë kryer, nuk kanë marrë pjesë dhe nuk kanë ofruar asnjë mbështetje për një operacion të tillë.” Tirana zyrtare bëri thirrje që ky informacion, i pavërtetë, të mos merret si bazë për raportime të mëtejshme.

Një media turke raportoi nisjen e dronëve që goditën anijen ruse në Libi nga Shqipëria, me titullin: “Ukraina po trazon Mesdheun”. Media gjeorgjiane theksoi më tej informacionin e rremë, duke shpërndarë njëkohësisht edhe pamje grafike të itinerarit 800 km të dronëve të supozuar me pikënisje Shqipërinë.

Sulmi në Benghazi

Në Benghazi të Libisë, të dielën, anija ushtarake ruse ‘Mercury’ u shkatërrua bashkë me një helikopter, ndërsa u godit edhe një anije transporti që dyshohej se lëvizte armë. Për operacionin u përdorën 7 drone nënujore.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në një postim në X, mori përsipër autorësinë ukrainase të sulmit, të cilin e quajti shembullor. Sipas tij, sulmi erdhi si kundërpërgjigje ndaj sulmeve ruse.

Burimi: gazetadita.al

Të fundit Të gjitha