Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Aktualitet

Majko shqetësohet në Kuvend; Rama i kujton foton e 2008-s

Majko shqetësohet në Kuvend; Rama i kujton foton e 2008-s
Foto: shqiptarja.com

Ish-kryeministri iu është referuar rreth 1000 videove erotike që përfliten se ndodhen në duart e Ergys Agasit, biznesmenit të akuzuar në dosjen “AKSHI”, në të cilat aludohet se janë të përfshirë edhe emra brenda familjes socialiste.

Kërkesa për distancim

Ai ka kërkuar distancimin e tyre dhe largimin nga funksionet që mbajnë, nëse janë të përfshirë në video, në kuadër edhe të zgjedhjeve vendore që janë vetëm pak muaj larg.

“Se qarkullojnë edhe nja 1000 video intime, ku janë të përfshirë edhe persona këtu. Kush është i përfshirë të largohet”, mësohet se ka thënë Majko.

Reagimi i kryeministrit

Por reagimi më i çuditshëm erdhi nga kryeministri Edi Rama, i cili përdori si argument fotot e tij nudo të vitit 2008.

“Pa merak Pandi se kur më dolën mua nudot, vetëm ti dhe mamaja ime u shqetësuat, por vetëm u rritëm në sondazhe”, ia ka kthyer kryesocialisti.

Burimi: shqiptarja.com

Të fundit Të gjitha