Një kamion me tonazh të rëndë rrezikoi të binte në greminë pak larg hyrjes së tunelit të Murrizit, në anën e Tiranës.
Sipas pamjeve të dërguara nga udhëtarët, një pjesë e kamionit ka dalë jashtë rrugës, por është ndalur nga barrierat metalike.
Automjeti bllokon rrugën
Pjesa më e madhe e automjetit ka mbetur mbi asfalt, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve.
Kjo ka shkaktuar një radhë të gjatë automjetesh në të dy anët e rrugës, ndërsa pritet ndërhyrja e policisë për të hapur qarkullimin.
Burimi: lajmifundit.al









