Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Aktualitet

Banorët e Orgjocit ankohen: Rruga drejt Kukësit është e pakalueshme

Banorët e Orgjocit ankohen: Rruga drejt Kukësit është e pakalueshme
Foto: lajmifundit.al

Ndërsa dimri po troket në zonat rurale të qarkut të Kukësit, banorët e këtyre zonave duhet, ndër të tjera, të llogarisin edhe mungesën e rrugëve.

Kjo gjendje prek edhe banorët e Orgjocit, në njësinë administrative Zapod, në qarkun e Kukësit.

Rruga që lidh fshatin me Kukësin

Rruga që lidh këtë fshat me Kukësin nuk është e asfaltuar. Po ashtu, mungon plotësisht edhe mirëmbajtja më minimale, e cila është e nevojshme për sigurinë e dhjetëra e qindra banorëve që janë të detyruar të lëvizin çdo ditë.

“Rruga është katastrofë. Kërkojmë një përmirësim të rrugës. Të paktën, nëse nuk mundet fadroma, njësia administrative Zapod të vendosë një mirëmbajtës”, thonë banorët për A2 CNN.

Lëvizja gjatë dimrit

“Dimrit kemi lëvizur me katër zinxhirë. Po, ka pasur edhe probleme urgjence, ka pasur të sëmurë, kam pasur njerëz të afërt me probleme, por janë zgjidhur me vështirësi të mëdha”.

E lënë në këtë gjendje dhe pa asnjë mirëmbajtje, kjo rrugë bëhet plotësisht e pakalueshme me nisjen e shirave, e më pas të dëborës dhe akullit.

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha