Europol ka thirrur për javën e ardhshme një takim hetimor, ku do të marrin pjesë përfaqësues të policisë nga të gjitha shtetet që janë goditur nga sulmet më të fundit kibernetike. Alarmi nga këto sulme po rritet në mbarë Europën.
Ndër infrastrukturat civile që janë vënë në shënjestër përmenden aeroportet, supermarketet, institucionet shëndetësore dhe rrjetet e transportit.
Synimi i takimit
Takimi synon të forcojë bashkëpunimin mes organeve ligjzbatuese dhe të koordinojë hetimet. Qëllimi është parandalimi dhe luftimi i sulmeve që rrezikojnë funksionimin e infrastrukturës civile në vende të ndryshme europiane.
Situata në Itali
Mes vendeve të prekura ditët e fundit është edhe Italia. Përveç sulmeve kibernetike, vendi është përballur edhe me njoftime të rreme për bomba të vendosura në disa fluturime ajrore.
Autoritetet italiane po grumbullojnë prova dhe të dhëna për këto ngjarje, të cilat pritet të shkëmbehen në nivel europian gjatë takimit të organizuar nga Europol.
Këto zhvillime po i ngjajnë gjithnjë e më shumë një lufte të padukshme, që synon sistemet digjitale dhe shërbimet thelbësore për qytetarët.
Burimi: www.albeu.com









