Policia ndërhyri me autobotë ujëhedhës për t’i shpërndarë protestuesit, por ata u rigrupuan sërish, disa te “Piramida” dhe disa te parku “Rinia”, ku policia vendosi kordon.
Protestuesit janë grupuar sërish pranë parkut “Rinia”, pavarësisht ndërhyrjeve të policisë me autobotë ujëhedhës që synonin shpërndarjen e tyre.
Grupe të tjera në Bulevard dhe lëvizje policore
Një tjetër grup qytetarësh është organizuar në Bulevard. Gjatë së njëjtës kohë është vërejtur edhe lëvizja e automjeteve të policisë, të cilat kanë kaluar në disa zona të Tiranës.
Burimi: www.balkanweb.com










