Pas përleshjeve me policinë te Ministria e Arsimit, protestuesit e kanë lënë Rrugën e Durrësit dhe janë nisur në marshim.
Destinacioni i radhës pritet të jetë Kryeministria.
Edhe aty është e pranishme një forcë e madhe policore, dhe pritet që sërish të ketë përplasje dhe incidente.
Protesta, e nisur pas mesditës, filloi me hedhje gurësh dhe me djegie koshash plehrash. Policia u përgjigj me ujë nga autobotet dhe me spraj me piper.
Burimi: insajderi.org









