Mediat italiane, dhe jo vetëm ato, raportojnë se objektivi kryesor i Milanit për merkaton e janarit është transferimi i Nicolò Tresoldit, sulmuesit me origjinë italiane i cili ka vendosur të përfaqësojë Gjermaninë.
Sezoni i jashtëzakonshëm i 22-vjeçarit
22-vjeçari ka qenë i jashtëzakonshëm këtë sezon deri tani, duke shënuar 14 gola në 16 ndeshje në të gjitha garat. Vetëm pak ditë më parë, ai shënoi treshe në fitoren 2-4 të Club Brugge ndaj Interit në “San Siro”, në Champions League.
Operacioni i Milanit dhe kushtet e klubit belg
Vetë kreu i “Red Bird”, Gerry Cardinale, po punon personalisht për këtë operacion, me synimin për ta finalizuar gjatë merkatos së janarit. Megjithatë, largimi i tij nga Club Brugge nuk do të jetë aspak i lehtë. Tresoldi është nën kontratë me klubin belg deri në vitin 2029, dhe Club Brugge ka lënë të kuptohet se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga sulmuesi i tyre për një shifër më të vogël se 50 milionë euro.
Burimi: telesport.al









