Ditën e premte, vendi ynë pritet të preket nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshjet e shiut pritet të jenë të pranishme që në orët e para të 24-orëshit, me intensitet të ulët. Në zonën e veriperëndimit, reshjet do të kenë intensitet nga i ulët deri mesatar, në formë shtrëngatash, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.
Era pritet të fryjë kryesisht nga drejtimi jugor, me shpejtësi mesatare prej 10 m/s, përgjatë vijës bregdetare. Në luginat, era mund të arrijë shpejtësi deri në 25 m/s.
Valëzimi në det do të jetë me forcë 4-6 ballë.
Burimi: lajmifundit.al










