Ambasada e SHBA-së në Kosovë njoftoi se e Ngarkuara me Punë, Anu Prattipati, ka zhvilluar një takim me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Bisedimet për mbrojtjen
Sipas njoftimit, bisedimet u përqendruan te partneriteti i fuqishëm mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes.
“Takimi i sotëm mes të Ngarkuarës me Punë, Anu Prattipati, dhe ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u përqendrua te partneriteti ynë i fortë në fushën e mbrojtjes”, thuhet në deklaratën e Ambasadës.
Mbështetja për FSK-në
Ambasada amerikane bëri të ditur se synon ta vijojë bashkëpunimin dhe të mbështesë ngritjen e mëtejshme të kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Burimi: www.albeu.com









