Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Të ndryshme

Parashikimi i motit për të enjten, si do të ndryshojnë temperaturat

Parashikimi i motit për të enjten, si do të ndryshojnë temperaturat
Foto: lajmifundit.al

Ditën e enjte, territori i vendit tonë do të karakterizohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti dhe temperaturat

Parashikohet një mot me ndryshime të kthjellimeve dhe vranësirave mesatare, të cilat herë pas here do të jenë deri të dendura e kalimtare përgjatë zonave malore të vendit.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 23 gradë Celsius, ndërsa ato minimale deri në 5 gradë Celsius.

Era dhe gjendja e detit

Era parashikohet të fryjë nga drejtimi verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, kryesisht në atë veriperëndimore, dhe në zonat luginore era do të fryjë me shpejtësi deri në 16 m/s, e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha