Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Të ndryshme

Pas golit ndaj Real Madridit, Strakosha ndihmoi Pilos të afrohet me Shqipërinë

Pas golit ndaj Real Madridit, Strakosha ndihmoi Pilos të afrohet me Shqipërinë
Foto: albeu.com

Stavro Pilo po kalon një periudhë të shkëlqyer në Evropë. Mbrojtësi shqiptar me origjinë nga Dropulli e dëshmoi sërish formën e tij me golin e shënuar kundër Real Madridit në Champions League.

Rruga drejt Kombëtares

Pas afrimit te Kombëtarja si një zbulim i trajnerit Sylvinho, që atëherë ishte në pankinë, Pilo ka regjistruar 5 paraqitje me fanellën kuqezi. Ndonëse ka lindur në Greqi, ai vendosi të përfaqësonte Shqipërinë.

Në rrugën e tij drejt Kombëtares pati rol edhe Foto Strakosha, legjenda e portës dhe babai i portierit Thomas Strakosha. Gjatë një telefonate me presidentin Armand Duka, Foto i foli për një djalë nga Dropulli që luante në të njëjtën skuadër me Thomasin, duke i thënë se “po bën paraqitje të mira”.

Sot te AEK dhe Kombëtarja

Sot, Pilo konsiderohet një afrim i goditur për kuqezinjtë. Mbrojtësi i krahut të majtë ka spikatur si me Shqipërinë, ashtu edhe me AEK-un, ndërsa mes paraqitjeve të tij veçohen edhe golat kundër Manchester Cityt dhe Real Madridit.

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha