Vdekja e një burri në Vitomiricë të Pejës
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është parë i shtrirë në shtëpinë e tij përmes dritares nga disa familjarë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën në fshatin Vitomiricë të Pejës.
Njësitet përkatëse policore dhe ekipi mjekësor kanë arritur në vendngjarje. Mjeku ka konstatuar se viktima ishte pa shenja jete.
“Fsh. Vitomiricë, Pejë 09.11.2026 – NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, përmes dritares, nga disa familjarë të tij, ishte vërejtur i shtrirë në shtëpinë e tij. Njësitet përkatëse policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku është konstatuar se viktima kishte qenë pa shenja jete”, thuhet në raport.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Burimi: insajderi.org









