Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Të ndryshme

Edicioni XI i Rruga drejt Suksesit për herë të parë në Prishtinë

Edicioni XI i Rruga drejt Suksesit për herë të parë në Prishtinë
Foto: kohajone.com

Fundjava, 7 dhe 8 nëntor, ishte shumë dinamike, si kurrë më parë, dhe rezultoi si një kryevepër e rrallë, e përgatitur me shumë dashuri, mençuri dhe integritet.
Kjo ngjarje këtë radhë i tejkaloi pritshmëritë!

Një ngjarje me mësime dhe përvoja të çmuara

Kush mund t’i sqarojë më mirë formulat dhe parimet e suksesit dhe zhvillimit personal, sesa vetë ai që i ka konceptuar dhe zbatuar në jetë dhe në biznes? Vasil Naçi, një kosmopolit i rrallë nga Shqipëria dhe arkitekt i suksesit dhe kontributit, ishte një nga zërat kryesorë të trajnimit.
Faleminderit që ekziston miku im!
Si kjo radhë nuk të kam parë më parë.
Në veçanti është për t’u vlerësuar si shembull i veçantë prezenca e gjithë familjes Naçi gjatë trajnimit, nga fillimi deri në fund. Respekt!

Mesazhe që prekën audiencën

Shumë mesazhe domethënëse u transmetuan për audiencën dhe shumë zemra u prekën, nuk munguan as lotët, sepse edhe vetë këshillat vinin nga thellësia shpirtërore e Vasilit. Fjalë si “dashuria”, “mirënjohja”, “falënderimi”, “suksesi”, “ndikimi” dhe “bamirësia” jehonin fort në hapësirën e mbushur me energji në AMC Hall në Prishtinë.
Çdo përfitim nga ky event shkon për bamirësi, ndërsa në mendjet e pjesëmarrësve do të mbeten mësime dhe këshilla të arta për ta bërë jetën një histori suksesi.

Moderimi dhe folësit

Ngjarja u moderua profesionalisht nga Eglent Bici me stafin e tij, duke i dhënë edhe më shumë stil dhe nivel asaj që po ndodhte.
Klodian Murati, yogisti më i mirë i rajonit, u kujdes për një fillim energjik të çdo dite.
Po ashtu, dalja në skenë e Ermal Mamaqit, Prof. Hetem Ramadanit dhe Prof. Ahmet Shalës i dha audiencës një vlerë shtesë, duke i ofruar mundësinë për të marrë shumë nga përvoja dhe mençuria e këtyre mjeshtrave të fushës së tyre.

Një synergji me pjesëmarrës nga Evropa

Dy ditë u shkrinë shumë shpejt në një synergji dhe përjetim me më tepër se 1500 pjesëmarrës nga disa shtete të Evropës. Në fund u ndamë me premtimin që do të ritakohemi pas një viti në «Mjeshtro Biznesin», po ashtu në Kosovë.
God bless you all.
Sheki

Burimi: kohajone.com

Të fundit Të gjitha