Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Të ndryshme

EANA përjashton TASS-in rus, pranon ELTA-n lituaneze

EANA përjashton TASS-in rus, pranon ELTA-n lituaneze
Foto: ata.gov.al

LARNAKA, 13 nëntor 2026 /ATSH/ – Asambleja e Përgjithshme e Aleancës Evropiane të Agjencive të Lajmeve (EANA), e mbajtur në Larnaka të Qipros, vendosi përjashtimin e agjencisë ruse të lajmeve TASS nga organizata dhe pranimin e agjencisë lituaneze të lajmeve, ELTA, si anëtare të re të Aleancës.

Me këtë vendim, ELTA bëhet anëtarja e 34-t e EANA-s, e cila bashkon agjenci lajmesh nga vende të ndryshme të Evropës, mes të cilave edhe Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH).

Konferenca në Larnaka

Vendimet u morën në kuadër të Konferencës së EANA-s, të zhvilluar më 11–13 nëntor në Larnaka, nën temën “Agjencitë e lajmeve dhe gjeopolitika – konteksti dhe trajtimi i çështjeve të ndjeshme”, organizuar nga Agjencia e Lajmeve e Qipros (CNA).

Konferenca shënoi 70-vjetorin e themelimit të EANA-s, e krijuar më 21 gusht 1956 në Strasburg.

Roli i Aleancës

Aleanca është një forum bashkëpunimi dhe shkëmbimi përvojash mes agjencive evropiane të lajmeve, me seli në Bernë të Zvicrës.

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha