Të ardhmen e Milot Rashicës te Beshiktasi duket se po e merr një kthesë të re, pasi futbollisti kosovar mund të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit. Nëse largimi realizohet, gjithçka tregon se Rashica do të vazhdojë karrierën në futbollin turk, pa e lënë kampionatin e Turqisë.
Interesimi nga Eyupspori
Interesimi për shërbimet e lojtarit të përfaqësueses së Kosovës vjen nga Eyupspori, klub që thuhet se e ka vendosur në listën e objektivave për përforcimin e skuadrës gjatë merkatos dimërore. Sipas raportimeve të disa mediumeve turke, të publikuara të dielën, drejtuesit e Eyupsporit po e shqyrtojnë mundësinë e transferimit të anësorit kosovar.
Burimi: www.balkanweb.com










