Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Rama reagon pas fitores historike të Lara Colturit

Rama reagon pas fitores historike të Lara Colturit
Foto: euronews.al

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores historike të skiatores Lara Colturi në Kupën e Botës në ski alpine, duke e cilësuar këtë sukses si një ditë historike për sportin shqiptar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka përgëzuar 20-vjeçaren, e cila triumfoi në garën e slalomit në Gurgl të Austrisë, duke i dhuruar Shqipërisë fitoren e parë në historinë e këtij kompeticioni.

Kryeministri ka publikuar gjithashtu një album fotografik me imazhe të sportistes pas triumfit, si dhe tabelën përfundimtare të renditjes së garës.

“Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine. Një ditë historike për sportin shqiptar! Në moshën 20-vjeçare, Lara Colturi triumfon në slalomin e Gurglit në Austri, duke i dhuruar Shqipërisë fitoren e parë në Kupën e Botës në ski alpine. Pas dy vendeve të dyta në vitet 2024 dhe 2025, Lara ngjitet në majën e podiumit, duke na bërë krenarë të gjithëve”, shkruan Rama.

Lara Colturi shkruan historinë, fiton garën e parë të Kupës së Botës në ski për Shqipërinë

Burimi: euronews.al

Të fundit Të gjitha