Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Arbitri iranian përballet me masa disiplinore pas fyerjes ndaj Asanit

Arbitri iranian përballet me masa disiplinore pas fyerjes ndaj Asanit
Foto: reporteri.al

Një incident i rëndë ka ndodhur në futbollin iranian, ku protagonist është bërë futbollisti shqiptar, Jasir Asani.

Ngjarja ka ndodhur në përballjen mes Esteghlal Khuzestan dhe Esteghlal FC, e cila përfundoi me rezultat 2-2. Në minutat e fundit të ndeshjes, Asani u përfshi në një debat me gjyqtarin anësor, Alireza Ildorom, pas të cilit futbollisti shqiptar u ndëshkua me karton të kuq.

Dyshimet për fjalët fyese

Megjithatë, pas ndeshjes dolën në pah detaje të reja. Sipas raportimeve të mediave iraniane, gjyqtari anësor dyshohet se ka përdorur fjalë fyese ndaj familjes së Asanit, duke shkaktuar reagimin e futbollistit shqiptar.

Madje, sipas raportimeve, në dhomën e VAR-it është regjistruar komunikimi mes gjyqtarëve, ku edhe zyrtarët e tjerë të ndeshjes kanë reaguar ndaj gjuhës së përdorur nga asistenti.

Çështja në Komisionin Disiplinor

Çështja ka përfunduar në Komisionin Disiplinor të Federatës së Futbollit të Iranit, ku Asani ka dhënë shpjegimet e tij përmes një seance online.

Sipas raportimeve, edhe gjyqtari anësor mund të përballet me masa disiplinore dhe pezullim për shkak të sjelljes së tij. /IndeksOnline/

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha