Këtë të mërkurë, studentët e Fakultetit të Mjekësisë janë mbledhur te Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), pas njoftimit të ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro, për zhvillimin e një leksioni të hapur me ta.
Pavarësisht njoftimit, studentët kanë pritur ministrën në vend, ndërsa Kumbaro ka refuzuar të përballet me ta. Nuk dihet nëse leksioni i paralajmëruar do të zhvillohet.
Protesta përpara Ministrisë së Arsimit
Paralelisht, përpara Ministrisë së Arsimit po mbahet protesta studentore, së cilës i janë bashkuar edhe pedagogë dhe qytetarë.
Protestuesit kërkojnë në mënyrë të panegociueshme dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Burimi: www.albeu.com










