Në përfundim të ndeshjes ndaj Valencias, ku Real Madrid fitoi 0-3, trajneri Jose Mourinho përgëzoi lojtarët e tij për fitoren, por lavdëroi sidomos kapitenin Federico Valverde.
Roli i ri i Valverdes në mbrojtje
Portugezi e ka vendosur kapitenin e ekipit në pozicionin e mbrojtësit të djathtë, ku ai ka qenë i shkëlqyer. Megjithëse luan në një rol më të tërhequr, Valverde nuk e ka humbur aftësinë për të qenë i rrezikshëm në sulm. Ai ka arritur të shënojë në dy ndeshjet e tij të fundit, me gola spektakolarë.
Lavdërimi i trajnerit
“Ai është një nga lojtarët më multifunksionalë që ekzistojnë në futbollin botëror. Nuk kam nevojë ta bind për asgjë. Ai është kapiteni i Real Madridit; nëse duhet të luajë si portier, ai luan me doreza e gjithçka tjetër”, tha Mourinho në konferencën për shtyp, pas ndeshjes.
Burimi: telesport.al









