Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Ministri i Infrastrukturës flet për heqjen nga tregu të makinave Euro 3 dhe Euro 4

Ministri i Infrastrukturës flet për heqjen nga tregu të makinave Euro 3 dhe Euro 4
Foto: kohajone.com

Ministri i Infrastrukturës Enea Karakaçi dha një përgjigje për lajmin nëse makinat e vjetra do të dalin nga qarkullimi.

Ministri tha se ka një keqinterpretim të strategjisë së miratuar për automjetet që ndotin ambientin. Sipas tij, në vitin e ardhshëm nuk ka ndryshim të mjeteve që do të qarkullojnë në vend.

Çfarë thotë strategjia

“Unë mund të them se ka një keqinterpretim se si është lexuar strategjia. Ajo ç’ka ka interes për qytetarët është fakti se në vitin që vjen nuk do të ketë heqje nga tregu të mjeteve euro 3 apo euro 4. Ato do të vijojnë të qarkullojnë njësoj si sot. Ligji parashikon ndalimin e importit të tyre, por jo qarkullimin”, tha ministri.

Standardet për importin e ardhshëm

Por a do të ketë një vendimmarrje të re për mjetet që do të lejohen të importohen në vitin që vjen, euro 6?

“Ne do të ecim me standardet e Bashkimit Evropian. Në çdo rast, edhe nëse do të marrim një vendim të tillë, ne do të informojmë më parë qytetarët dhe bizneset e fushës. Nuk do të jetë një vendim i pa informuar më parë”, sqaroi Karakaçi në e-Zone, në Vizion Plus.

Burimi: kohajone.com

Të fundit Të gjitha